Maxhoranca nuk shkon në mbledhje, Gjekmarkaj: Do jemi këtu për betejë të përditshme

Maxhoranca nuk shkon në mbledhje, Gjekmarkaj: Do jemi këtu për betejë të përditshme

Vijon sërish përplasja ndërmjet opozitës dhe maxhoranës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Edhe ditën e sotme, ashtu siç vepruan dje deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht në komisione, ndërkohë që nga ana tjetër maxhoranca bën thirrje që ato të futen në platformën online dhe të ndiqen online.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, tha se opozita u paraqit në sallën e komisionit, ndërsa maxhoranca jo, pasi nuk e do përballjen.

Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se jemi përpara një situate absurde dhe se Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me situatën.

Opozita u paraqit në sallën e komisionit të edukimit dhe medias, në përputhje me kushtet dhe ligjet e vendit. U paraqit për të respektuar parlamentarizmin dhe lirinë e fjalës. Gjendemi përpara një situate absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, sepse nuk do përballjen me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çështjen e arsimit në Shqipëri, për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë me regjimin. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë.

Në fund ai i ka dhënë një mesazh edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, të cilës i tregon shembujt që duhet të ndjekë.

I bëj thirrje kryetares së Parlamentit të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizmit shqiptar, Pjetër Arbnorin, Servet Pëllumbin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy