Aksion kundër tjetërsimit të pronave në Durrës/ Garo: Hetimi nisi katër vite më parë, në fokus 6 përfitues të pronave publike (VIDEO)

Aksion kundër tjetërsimit të pronave në Durrës/ Garo: Hetimi nisi katër vite më parë, në fokus 6 përfitues të pronave publike (VIDEO)

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe personash privatë, të dyshuar për tjetërsimin e pronave publike përmes dokumenteve të falsifikuara.

 

Korrespondentja e MCN Live, Ervina Garo, bëri me dije se Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie, të cilat përfshijnë "arrest në burg", "arrest në shtëpi" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore".

 

Hetimi ka nisur rreth katër vite më parë, pasi u evidentuan raste të dyshuara të tjetërsimit të rreth 80 mijë metrave katrorë tokë publike pranë vijës bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit dhe Kallmit.

Nga hetimet rezulton se, nëpërmjet bashkëpunimit mes zyrtarëve dhe personave privatë, këto prona janë regjistruar në mënyrë të paligjshme si prona private. Deri më tani janë identifikuar gjashtë përfitues të këtyre pasurive.

Operacioni është ende në vijim dhe jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar. 

Autoritetet vijojnë dokumentimin e plotë të skemës së dyshuar të tjetërsimit të pronave publike.

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy