Lloshi: Shqipja sot është bërë e hapur, shqiptarët në të ardhmen do jenë dy gjuhësh

Lloshi: Shqipja sot është bërë e hapur, shqiptarët në të ardhmen do jenë dy gjuhësh

Gjuhëtari Xhevat Lloshi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se sot nuk mund të bazohemi më te parimi i dikurshëm se drejtshkrimi i shqipes duhet të jetë sa më afër gjuhës së folur.

Lloshi thotë se shqipja është bërë sot gjuhë e hapur, dhe shqiptarët në të ardhmen do bëhen dy gjuhësh.

Kanë kaluar 50 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit. Është një periudhë e mjaftë, për të arritur në një gjykim të asaj që ka ndodhur realisht. Gjuha standarde mori një formë të caktuar, ka vepruar në kulturën shqiptare në tërësi. Jemi të detyruar ta konsiderojmë një fakt të përfunduar. Gjuha shqipe ka krijuar një traditë historike. Nga kjo jam nisur për të thënë diçka tjetër. Vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit janë historikë sepse janë shkruar 50 vjet më parë, por edhe se i përkasin historisë. Mjaft kolegë kanë vazhduar të shkruajnë dhe flasin po me ato mendime te 50 viteve më parë. Kjo mua më shqetëson. Turqizmat s’janë më problem i gjuhës së sotme shqipe. Shqipja është bërë gjuhë kaq e pasur dhe s’na shqetësojnë më turqizmat. Është shkruar se fjala braktis duhet të hiqet sepse është turqizëm. Thuhet që fjala abandonoj të zëvendësohet me fjalën braktis. Thuhet që të zëvendësohet një fjalë e huaj me një turke. Nuk mund të vijojmë më me ato mendime që kanë qenë të frytshme në kohën e tyre, por ka kaluar kohë. Nuk ka asnjë dyshim që drejtshkrimi i shqipes është përpjekur të jetë sa më afër gjuhës së folur. Në 2022 s’mund të jetë më ky parim. Nuk mund të jetë çdo gjë ashtu siç fliten. Shqipja është bërë sot një gjuhë e hapur. Në zhvillimet e sotme nuk mund të jetë një gjuhë e mbyllur në mes të Evropës. Shqiptarët do bëhen dy gjuhësh. S’jemi në gjendjen e dikurshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy