
Ebrahim Raisi është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Iran. Sipas të dhënave të para të pjesshme të bëra publike nga Ministria e Brendshme, kandidati ultra-konservator në Iran, fitoi 17.8 milionë vota, ose 62%.
3.3 milionë vota i shkuan një tjetër konservatori, Mohsen Rezai, 2.4 milion vota të moderuarit Abdolnasser Hemmati dhe më pak se një milion për deputetin konservator Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.
Dy kandidatët kryesorë rivalë të ultra-konservatorit Ebrahim Raisi pranuan fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Iran, duke e përgëzuar atë. Lajmi u raportua nga agjencitë Irna dhe Fars.
Kandidati i moderuar, Abdolnasser Hemmati, në një mesazh për Raisin e përgëzoi atë, duke e njohur atë si presidentin e tetë dhe duke shpresuar se "iniciativat e tij në skenën e brendshme dhe ndërkombëtare i sjellin nder Republikës Islamike, zhvillim ekonomisë dhe qetësi e mirëqenie popullit iranian".
Zgjedhja e Raisit, aleat i liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, mund t’i komplikojë më tej marrëdhëniet e tensionuara midis Teheranit dhe Uashingtonit gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Raisi është aktualisht kryeprokuror i Iranit. Në 2019, ai u bë subjekt i sanksioneve amerikane në 2019, për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në ekzekutimin e të burgosurve politikë në vitet 1980, si dhe goditjeve të trazirave civile në fund të viteve 2000.



