Astronomët paralajmërojnë: Ndotja e dritës nga satelitët e SpaceX mund të bllokojë pamjen e yjeve

Astronomët paralajmërojnë: Ndotja e dritës nga satelitët e SpaceX mund të bllokojë pamjen e yjeve

SpaceX hodhi 60 satelitët e parë në orbitë prej 12000 që janë planifikuar të hidhen gjer në 2020

Por hedhja e tyre nxiti diskutimet ndërmjet astronomëve, të cilët filluan të bënin llogaritë për efektin që ato do të kenë në në mënyrën si ne e shohim kozmosin.

"Edhe në pranverë, vjeshtë e dimër një mori satelitësh do të jenë të dukshëm në qiell rreth tre orë para lindjes së diellit dhe 3 orë pas perëndimit të diellit”, u shpreh astronomi Cees Bassa në Twitter.

Besoj se projekti në vetvete është fantastik, por edhe pse është si një film, mendoj se si përfundim do të na e shkatërrojë pak qiellin e natës: na duket një fenomen I vërtetë, por do na duhet të mësohemi me mizërinë e satelitëve që ndriçojnë”, shkruan Néstor Espinoza, astronom i Max-Planck-Institut për Astronominë në Gjermani.

Një shqetësim tjetër është se Starlink satellites mund të jenë veçanërisht të shndritshëm teksa reflektojnë dritën për shkak se janë të sheshtë dhe kanë një panel diellor të gjerë.

Musk tha se SpaceX po përpiqet të gjejëj mënyra për të reduktuar dritën që kthehet nga satelitët.

Përveçse mund të ndryshojnë mënyrën se si ne shohim qiellin, satelitët mund të bëhen problem për astronomët profesionistë, duke shkaktuar probleme të pamjes.

SpaceX është një nga nëntë kompanitë që po punojnë për një rrjet botëror interneti hapësinor të shpejtësisë së lartë. Numri aktual i satelitëve mund të jetë shumë më I lartë sesa është parashikuar. /Sipas Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy