E drejta e informimit, Musta: Shpata e Demokleut mbi institucionet shqiptare, trashëgohet nga një qeveri në tjetrën (VIDEO)

E drejta e informimit, Musta: Shpata e Demokleut mbi institucionet shqiptare, trashëgohet nga një qeveri në tjetrën (VIDEO)

Respektimi i të drejtës së informimit në Shqipëri është çështje e vullnetit politik. Në studion e MCN Live, Suela Musta, ish-anëtare e AMA-s, tha se çështja e informimit do të mbetet si shpatë mbi institucionet shqiptare dhe fakti që shqiptarët kanë besueshmëri të ulët ka të bëjë dhe me transparencën e informacionit. Musta tha se vakumi në respektimin e të drejtës së informimit është i madh dhe trashëgohet nga një qeveri në tjetrën.

Çështja e informimit do të mbetet si shpata mbi institucionet shqiptare, fakti që shqiptarët kanë besueshmëri të ulët ka të bëjë dhe me transparencën e informacionit. Kjo lidhet me marrëdhëniet me publikun, mediat. Vakumi është shumë i madh dhe kalimi nga një qeveri te një tjetër mungon vullneti politik për transparencë. Ata e shohin këtë orientim të punës si një orientim mediokër, si një çështje hajt të ngremë aty një zyrë dhe kjo të mbetet aq, por transparenca me institucionet janë një nga detyrimet kryesore sa i përket dhe BE. Ajo lidhet me informimin e publikut dhe një publik i informuar dhe si rrjedhojë ai më pas është i ngritur intelektualisht për të zgjedhur atë forcë politike më të mirë për vendin. Ne themi si ka mundësi që shqiptarët protestojnë pak, sepse të rinjtë duhet të kenë sa më shumë informacion nga institucionet, sepse nuk funksionojnë si duhet dhe sa duhet zyrat e marrëdhënieve me publikun. Marrim rastin e fundit, paketa sociale në Kuvend. Pse nuk thirrën njerëz nga shoqëria civile, s’mund të hyjmë në Europë me pozitat e inferioritetit.  

Musta tha se digjitalizimi si proces që lidhet me informimin ka dështuar.

Çdo qeveri synon t’i fshehë dështimet e veta.

Ne sot flasim për Shqipëri digjitale. Por sa funksionon digjitalizimi? Flasim për e-governement por nuk funksionon.

Rrjetet sociale përdoren nga politikanët për arsye të PR. Kam bërë studime dhe me rezulton që një numër i vogël deputetësh kanë dinamikë në kthimin e përgjigjes. Statuset e tyre janë të ngrira, janë monologje dhe nuk përfshihen në diskutime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy