
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit.
Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash.
Po ashtu, pjesërish qendra e kontienetit do të paraqiten me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër.
Ndersa Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe e gjithë Skandinavia mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.



