
Biletat e autobusëve në qytete do të shtrenjtohen me të paktën 10% për shkak të rritjes së kostove dhe mungesës së indeksimit të inflacionit. Nga ana tjetër shoqata e transportit ndërqytetas vlerëson nismën për krijimin e platformës elektronike, e cila sipas tyre do të sjellë lehtësira për qytetarët.



