
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të shkatërronte botën me raketa bërthamore nëse Rusia do të sulmonte.
Putin, i cili ishte fotografuar duke puthur një simpatizante në fushatën e tij këtë javë, e bëri të qartë se nëse Rusia do të sulmohej, apo dhe do të kërcënohej me sulm, atëherë bota nuk do të ruhej dot, nuk dot të shpëtonte dot.
Në një dokumentar televiziv ai tha: 'Unë dua t'ju them, dhe dua që kjo të njihet këtu dhe jashtë vendit. Planet tona për ta përdorur arsenalin bërthamor, që shpresoj se kurrë nuk do të ndodhë, do të jetë me një sulm të ashtuquajtur kundërsulmues. Një vendim për përdorimin e armëve bërthamore mund të bëhet vetëm nëse sistemi ynë paralajmërues i raketave regjistron jo vetëm nisjen e raketave, por gjithashtu ai jep një parashikim të saktë të gjurmimit të fluturimit në ajër dhe kohën kur bombardimet do të binin mbi Rusinë”, deklaroi Putin.

Sipas "Daily Mail" shefit të Kremlinit, ky quhet një kundërsulm dhe për ketë ne kemi të drejtë ligjore për t’u përgjigjur, dhe thekson se kjo do të jetë një katastrofë globale për njerëzimin. Do të jetë një katastrofë globale për botën. "Por si qytetar i Rusisë, si kreu i shtetit rus, unë dua të pyes – pse kemi nevojë për një botë nëse Rusia pushon së ekzistuari?", theksoi presidenti rus.
Putini është favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale më 18 mars, edhe pse nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr më shumë se 50 % të votave do zgjidhen në një raund të dytë që do të mbahet më 8 prill, ndërsa kandidatët më pak të popullarizuar të largohen nga fleta e votimit.
Putin po kandidon si i pavarur, ndërsa kundërshtarët e tij janë Pavel Grudinin të Partisë Komuniste dhe Vladimir Zhirinovsky të partisë liberale të LDPR.



