Konflikti Lapaj-Shabani/ Haxhiu: Nuk është as beteje ideologjike, por gati feudale, keqardhje për një brez të ri politik

Konflikti Lapaj-Shabani/ Haxhiu: Nuk është as beteje ideologjike, por gati feudale, keqardhje për një brez të ri politik

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit është kthyer në një konflikt gjithnjë e më të ashpër, ku Lapaj e akuzon Shabanin dhe dajën e tij për shantazh lidhur me mandatin e deputetit, ndërsa Shabani pohon se krisja ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së fjalës nga ana e Lapajt për dorëheqjen e tij nga mandati.

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar këtë përplasje dhe e ka cilësuar si një "betejë jo ideologjike, por gati feudale", duke shprehur keqardhjen për faktin që dy individë të tillë, të cilët mund të përfaqësonin një brez të ri politik, janë të përfshirë në një konflikt të tillë që është më shumë një përplasje personale sesa një betejë për ide dhe vlera politike.

Ky konflikt nuk ka asnjë dimension ideologjik dhe as ndërrim të qëndrimeve politike, përkundrazi, wshtw një përplasje që ka karakteristika të një "feudë" të paster, ku motivet e individëve janë të lidhura më shumë me ambiciet personale dhe arrogancën se sa me interesa të një partie politike ose të një ideje më të madhe.

Ky konflikt është shprehje e një brezi politik që, pas fushatës parazgjedhore, ka dështuar të krijojë një rrugë të re për zhvillimin e politikës shqiptare. Përkundër mundësisë që ata mund të ishin përfaqësues të një ideje të re, ata kanë dështuar që në fillim duke humbur besimin e qytetarëve dhe duke krijuar një atmosferë që nuk ngjan aspak me atë të një beteje politike, por më tepër si një përplasje të vogël që mund të ndodhë mes individëve në një kafe të periferisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy