Grillo: Mosbindje civile, autostradat të jenë falas (VIDEO)

Grillo: Mosbindje civile, autostradat të jenë falas (VIDEO)

Themeluesi i Lëvizjes 5 Yjet, Beppe Grillo, propozon që autostradat në Itali të jenë pa pagesë. Pas tragjedisë së Xhenovës, qyteti i tij i lindjes, Grillo ka bërë thirrje për një fushatë mosbindjeje civile, në të cilën ai do të jetë në rreshtin e parë. Objektivi është që lëvizja nëpër autostradat e vendit të bëhet pa pagesë, siç ndodh në shumë vende të Bashkimit Europian.

“Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas. Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë. Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”, shkruan Grillo në blogun e tij.

Në fakt, çështja e tarifave të autostradave që paguhen nga qytetarët dhe shkojnë në xhepat e koncesionarëve është ngritur dhjetë vjet më parë nga professor Giorgio Ragazzi, në librin e tij “Zotërinjtë e autostradave”. Grillo risjell një intervistë të disa viteve më parë, ku Raggazi shpjegon mekanizmin financiar me të cilin u ndërtuan autostradat italiane në vitet ’60-’70, rimbursimin e kapitalit fillestar dhe nevojën e lindur në fund të viteve ’90 që të hiqeshin tarifat e autostradave ose kalimi i fitimeve te shteti.

“Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.

Tragjedia e ndodhur pak ditë më parë në Xhenova nxori në pah mangësitë e autostradave italiane. Rrjeti rrugor i ndërtuar që në vitet ’60 dhe i pamirëmbajtur në krahasim me të ardhurat e mbledhura nga taksa e përdoruesve, sipas ekspertëve paraqet rrezikshmëri në 60% të tij. Qeveria italiane ka nisur procedurat për heqjen e revokimin e koncesionit kompanisë “Autostrade per l’Italia”, e cila në lidhje me ngjarjen e Xhenovës do të gjobitet me një vlerë prej 150 milionë euro.    

Pak ditë më parë, shembja e urës Morandi, pjesë e autostradës A10, në Xhenova, u mori jetën 43 personave dhe la të plagosur 15 të tjerë, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy