"Mcgonigal", Sejamini: Opozita shfaq eufori dhe zhurmë propagandistike, duhen gjendur prova që tregojnë implikimin e Ramës

"Mcgonigal", Sejamini: Opozita shfaq eufori dhe zhurmë propagandistike, duhen gjendur prova që tregojnë implikimin e Ramës

Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se opozita po shprehet me eufori dhe zhurmë propagandistike për çështjen “Mcgonigal”.

Sipas Sejaminit duhet të mblidhet sa më shumë informacion dhe të gjenden prova për implikimin e kryeministrit në luftën kundër opozitës.

Nuk mund të ketë proces normal, nuk mund të presim të çosh një akt akuzë dhe të ndiqet, nuk mund të presësh që kryeministri të mbajë qëndrime moral. Në këto kushte ka vëmendje ndërkombëtare dhe gjëja më e mirë që të bëhej opozita është të gërmonte fakte për të furnizuar këtë çështje.

Prokurorisë i duhen çuar padi për çështje të veçanta që t’i ndjekë. P.sh. z.Neza, që është qytetar shqiptar mund të ndiqet për ato 225 mijë dollarë, kanë dalë apo s’kanë dalë këto para nga Shqipëria. Kemi tenderin tjetër që nuk është përmendur i “Ernst & Young”, ku kryeministri pas një darkë me përfaqësuesin e saj, ka bërë pas dy muajsh një kontratë me këtë kompani, pa bërë tender. Madje ky hetim po të bëhet nga prokuroria bën lajm ndërkombëtar, sepse është një nga kompanitë më serioze në botë, dhe po ta hetosh ti, ndërsa është në hetim edhe në SHBA, do s’do ti, hedh dritë mbi këtë çështje dhe bën një casus.

Unë vë re që ka eufori nga opozita dhe zhurmë propagandistike që lajmërohet se Rama ka rënë. Rama s’ka rënë. Duhet gjendur sa më shumë informacion. Dëmi më i madh që mund t’i vijë Ramës është prova për implikimin e tij në luftën kundër opozitës.

Duhet qasje taktike,  të ushtrojë presion dhe të ekspozojë opinionin publik ndërkombëtar ndaj kësaj çështje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy