
Klerikët amerikanë propozojnë ndryshim të ligjit kanonik për të hetuar kolegët e tyre që dyshohen të kenë kryer ngacmime apo abuzime seksuale. Sipas ligjit aktual, gjykimi është e drejtë vetëm e papës, ndërsa me propozimin e ri, kompetenca u kalon edhe klerikëve të lartë.



