Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë sa i takon rastit kur ai kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH, tha se kur kandidoi për postin e presidentit të FSHF-së i është thënë se nuk mund ta fitonte atë post pa dhënë një shumë të madhe parash.
“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHFsë.’ Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata.



