Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është arrestuar nga policia e Kosovës mëngjesin e kësaj të marte. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës është ndaluar edhe aktivisti Frashër Krasniqi.
Policia e Kosovës sqaron se arrestimet e zyrtarëve të Vetëvendojes lidhen me djegien e automjeteve të EULEXIT në vitin 2009. Ndërsa sipas Lëvizjes Vetëvendosje arrestimet janë politike dhe vijnë pak ditë para protestës së 17 shkurtit që do të mbahet në Prishtinë.



