VV, afat deri të dielën për pranimin e ofertës për bashkëqeverisje me LDK

VV, afat deri të dielën për pranimin e ofertës për bashkëqeverisje me LDK

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë vetëm deri të dielën ta shqyrtojë ose edhe ta pranojë ofertën e fundit për bashkëqeverisje të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, nëse nuk ka ndonjë dakordim, LDK-ja do t’i lëshojë rrugë VV-së që të negociojë me ndonjë parti tjetër për bërjen e qeverisë, pavarësisht se ajo e sheh vetëm LDK-në si partnere, shkruajnë sot mediat në Kosovë.

Ky është afati i fundit, të cilin kreu i LDK-së Isa Mustafa ia ka dhënë LVV-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për qeverisje, sepse në të kundërtën partia e tij do të tërhiqet nga negociatat. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që brenda këtij afati LVV-ja ta shqyrtojë edhe një herë propozimin e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit dhe dorëzimin e këtij posti te LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit.

Por Vetëvendosja, në këtë pikë është e prerë. Për ta, oferta e LDK-së vazhdon të mos jetë e pranueshme.

Ka më shumë se dy javë që palët nuk kanë zhvilluar takime për t’i dhënë mundësi krijimit të koalicionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy