Këputet ashensori i resortit, 5 të vdekur në Bali

Këputet ashensori i resortit, 5 të vdekur në Bali

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në një hotel të njohur të një resorti në Bali.

Punëtorët e hotelit po udhëtonin me ashensorin në Ubud’s Ayuterra Resort rreth orës 13:00 të së premtes që lamë pas, kur një kabllo u këput, duke e bërë ashensorin të bjerë 100 metra në tokë.

Tre gra dhe dy burrat ishin në ashensorin e xhamit të jashtëm që shkon në një pistë.

Dy nga punonjësit e stafit vdiqën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë humbën jetën në spital.

Viktimat janë identifikuar nga mediat lokale si Sang Putu Bayu Adi Krisna, 19 vjeç, Wayan Aries Setiawan, 23 vjeç, Ni Luh Supernigsih, 20 vjeç, Kadek Hardiyanti, 24 vjeç dhe Kadek Yanti Pradewi, 19 vjeç.

Lidhur me shkakun e këputjes së kabllos së ashensorit ka nisur, teksa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi ashensori ishte shumë i rëndë.

Pronarja e resortit Linggawati Utomo më vonë shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

Të gjitha shpenzimet për ritet e varrimit do të përballohen nga ne. Do t’u japim edhe një kompensim familjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy