Situata e reshjeve të orëve të fundit ka përkeqësuar situatën në rrethin e Vlorës.
Lumi Vjosa ka arritur shtatë metra, duke dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë në Mifol, në një pjesë të tregut të gjësë së gjallë pranë urës.
Gazetarja Ariola Hasanaj raportoi për “MCN Live” se uji ka depërtuar dhe në tre banesa që ndodhen afër urës së Mifolit dhe përmbytjet mund të shtohen, nëse prurjet nga Përmeti, Tepelena dhe Gjirokastra mund të shtohen në orët në vijim.
Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, si dhe situata është inspektuar nga afër nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Ndërkohë uji ka depërtuar në banesat e fshatit Fitore.



