Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen e samitit të radhës në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”, i cili po zhvillohet në Tiranë, përsëriti edhe një herë faktin se kjo iniciativë është në fakt organi që mundëson zhvillimin e procesit të Berlinit.
“Objektivi jonë është që të garantojmë lirinë e plotë të njerëzve kapitaleve dhe shërbimeve
Ballkani i hapur është një nismë gjithëpërfshirëse duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje, ndërkohë që ne po ecim përpara.
Në fushën e lirisë së mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen për import eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe zbatimin e memorandumit të kalimit tranzit të mallrave mes ne të tresh
Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen për veterinarin, sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Sa herë kemi folur për këtë gjë, sa herë kemi rënë dakord përmes samitit të Berlinit, është Ballkani i Hapur ai që po e bën këtë.
Heqim lejet e punës me qëllim që qytetarët të kërkojnë punë.
Një marrëveshje konkrete do të nënshkruhet sot në lidhje me lëvizjen e lirë të mallrave. Memorandumi i bashkëpunimit mbi këtë fushë u firmos në korrik 2021, gjatë samitit që u zhvillua në Shkup. Faktimi, vjen tashmë në Tiranë.
Data e implementimit ndërkaq, do të jetë ajo e 1 janarit 2023.
Një marrëveshje do të ketë po ashtu në fushën e veterinarisë, ku do të njihen certifikatat e unifikuara veterinare. Një proces, i cili do të lehtësojë edhe punën për qarkullimin e lirë të mallrave.
Ndërkaq, ai shtoi se më shumë duhet bërë në aspektin akademik. Njohja e ndërsjelltë e studimeve, do të jetë parësore.
Teksa, një hap pozitiv, vjen edhe për aspektin ekonomik, me lehtësimin e procedurave fiskale për import-eksportet.
Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.
Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç në fjalën e tij gjatë samitit të 'Open Balkan' tha se objektivi i kësaj nisme është që të lidhin njerëzit me njëri-tjetrin dhe konkretisht ato njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.
‘Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri.’- tha Vuçiç.
Lidhur me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot, Vuçiç tha se përmes tyre do të zgjerohet tregu i punës për të tre vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Edhe një herë ai theksoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, duke shtuar se i ka ardhur 'në majë të hundës' që duhet të japin justifikime, pasi nuk po bëjnë asgjë të keqe ndaj vendeve që refuzojnë t'i bashkohen.
"Për lejet e punësh, psh fabrika që ne kemi dhe në Maqedoninë e Veriut, kishin nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje dhe ishte shumë e vështirë ët nxirreshin lejet e punës, ndërsa tani ne nuk do na duhet ët bëjmë asgjë sepse ata janë të mirëpritur në serbi sikurse edhe punonjësit tanë në Maqedoni. Ne do ta zgjerojmë tregun e punës do tërheqim më shumë biznese nga perëndimi apo lindje pasi do u ofrojmë atyre një krah pune dhe njerëzit tanë mund të lëvizin aty ku është puna. Kjo është e rëndësishme edhe sa i përket thithjes së investimeve dhe kjo është baza e një zhvillimi më të mirë ekonomik të të tre vendeve tonë në të ardhmen. Biznesi për kompanitë e përfshira, do ë bëhet më e lehtë, tregtia do të jetë më e lehtë. Ne të tre së bashku, ose të gjithë së bashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm pasi njerëzit duan të shohin rezultate dhe duhet t'i bëjmë gjërat më shpejt. Në muajt në vijim ne duhet të organizohemi në mënyrë që në sezonin e verës të shohim që qytetarët e vendeve tona të kenë 5% ulje në dyqane, hotele apo restorante të ndryshme dhe besoj se kjo mund të subvencionohet nga shteti. Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe ne e kemi bërë të qartë. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiç gjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, por do të jetë e vështirë për ata që t'u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative", tha ai.
Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fjalën e tij në samitin e sotëm ju ka bërë thirrje krerëve pjesëmarrësve të kësaj nisme, që ta ruajnë dhe zhvillojnë këtë iniciative.
“Kjo iniciativë është në të mirën tone edhe pse kemi pasur debate”, tha ai ndërsa e cilësoi Open Balkan si “rruga drejt një të ardhme të përbashkët”.
"Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni 'Ballkanin e Hapur' sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE", tha Zaev.
09:00h- Sot dita e dytë e samitit “Open Balkan”, pritet nënshkrimi i pesë marrëveshjeve
Sot në Tiranë do të zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur”.
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të nënshkruajnë këtë të martë 5 marrëveshje.
Do të jetë numri një i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili do të çelë siparin e bisedimeve që do të mbahen në mbledhjen e orës 9 të mëngjesit, në Pallatin e Brigadave.
Mandej, mbledhja do të pasohet me fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Pas tyre fjala do t’i takojë edhe komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Verheley.
“Open Balkan” do të marrë formë në orën 11.30, kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet tre vendeve.
Në vitin 2023 do të hyjë në fuqi kalimi tërësisht i lirë i qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Korsi të shpejta” do të quhen pikat e dedikuara doganores, për të lejuar lëvizjen e lirë midis tre shteteve. Pritet që janari i vitit 2023 të faktojë marrëveshjen dhe të lejojë lëvizjen e lirë.
Po ashtu, do të nënshkruhet edhe marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të tre vendeve për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Ndërmjet qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – sigurim dhe siguri (AEOS).
Mbledhja e radhës do të përmbyllet me një konferencë për shtyp nga tre krerët e lartë.
AXHENDA DATA 21 DHJETOR
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10.30 – Pushim
10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.



