
Një krim në familje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, pak orë pas ndërritmit të viteve. Policia njoftoi se një 34-vjeçar qëlloi për vdekje kunatin e tij, ndërsa ishte në gjendje të dehur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maji”, rreth orës 03:45 të mëngjesit. Sipas policisë, shtetasi Klajdi Shundi, 34 vjeç ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij Vladimir Zvezhdën, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së rëndë.
Autori i kësaj ngjarje, i cili ka qenë në gjendje të dehur, është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes. Ndërkohë dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
“Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.



