Në dëgjesën e parë në Kongresin Meksikan kushtuar “Fenomeneve anomale të paidentifikuara”, ufologu Jamie Maussan, i njohur në Amerikën Qendrore dhe gjithashtu i famshëm në pjesën tjetër të botës, paraqiti para deputetëve dy trupa të mumifikuar të krijesave të supozuara “jo-njerëzore”.
Me kokë të zgjatur dhe qafë të tërhequr, shumë e ngjashme me atë të alienëve të përfaqësuar në kryeveprat e fantashkencës.
Maussan shfaqi pamjet e atyre që ai beson se janë kufoma aliene, duke pretenduar se është demonstrimi përfundimtar që “Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh.”
Sipas Maussan, dy mumiet janë trupa jashtëtokësorë që datojnë më shumë se një mijë vjet më parë, të gjetura në Cusco, Peru, të cilat tashmë janë studiuar nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës duke përdorur analizën e karbonit 14.
Trupat janë të krahasueshëm me mumiet e famshme Nazca, mbi të cilat analizat shkencore kanë vërtetuar praninë e ADN-së njerëzore, duke hedhur poshtë hipotezën e alienëve.



