Rama sot në Parlament përballë 7 deputetëve për shtyrjen e negociatave me BE

Rama sot në Parlament përballë 7 deputetëve për shtyrjen e negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë sot në Parlament, për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtatë deputetëve të Kuvendit, të cilët kanë kërkuar një interprelancë urgjente lidhur me shtyrjen pa afat të hapjes së negociatave me BE-në. Në rendin e ditës janë parashikuar 20 pika për diskutim.

Një tjetër projektligj i cili pritet të miratohet në këtë seancë është edhe ai për amnistinë për të burgosurit. Po ashtu në diskutim është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit”.

Ndërkohë, dekreti i presidentit Nishani për kthimin e ligjit të mbetjeve nuk është parashikuar në rendin e ditës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy