Korrupsioni i zyrtarëve të lartë/ Ambasada: Doshi, Llalla e Dako të skualifikuar për të hyrë në SHBA (VIDEO)

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë/ Ambasada: Doshi, Llalla e Dako të skualifikuar për të hyrë në SHBA (VIDEO)

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një video sot, ka pasqyruar qëndrimin e tyre lidhur me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Ambasada deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj në Shqipëri, ndërsa ka publikuar edhe një video paralajmëruese.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy