Analisti Adri Nurellari deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kryeministri Albin Kurti ka gënjyer në mënyrë të pacipë lidhur me lirimin e ish-policit Dejan Pantiç.
Sipas Nurellarit deklarata e BE dhe SHBA zbuloi se ka pasur negociata nën rrogoz lidhur me çështjen, ndërkohë që Kurti u shpreh i habitur mbi vendimin për lirimin e ish-policit.
Kjo është zmbrapsja e radhës së Kurtit. Është nisma e tretë që Kurti e mori me gjithë zell. Po bën veprime të papjekura, duke pretenduar këtë gjuhën e moralit dhe ka një gjuhë totalitare, duke fyer edhe partnerët ndërkombëtar. Janë ndjerë të shfrytëzuar prej tij. Sepse shkakton telashe dhe pastaj kërkon KFOR-in, SHBA-në, EULEX-in. E kanë konsideruar qeverinë Kurti si obstruksionist të procesit të paqes. Kurti në këtë luftë gjelash ka rënë në grackën e Vuçiçit. Sot ka gënjyer, ishte mashtrim i pacipë. U mor vendimi për t’i ndryshuar masën e paraburgimit të policit, dhe tha që unë jam i habitur për vendimin. Ndërkohë që doli që ishte pjesë e një ujdie. U demaskua nga deklarata e BE dhe SHBA, që ka pasur negociata nën rrogoz duke detyruar qeverinë e Kosovës të zmbrapset dhe të mos arrestojë serbët e Veriut”.



