
Pastërtia e ujit në liqenin e Bovillës vihet përherë në dyshim e sidomos pas shirave që bien në Tiranë. TemA TV realizoi një reportazh në terren, ku konstatoi papastërti ekstreme, siç ishte një kokë peshku apo mbeturina të tjera. Bashkia reagoi zyrtarisht, duke thënë se uji trajtohet në impiant.



