
Pano Soko, përfaqësues i “Nismës Thurrje’ tha përmes një lidhje "Skype" me studion e lajmeve të MCN Tv se deficiti i skemës së pensioneve nuk është vetëm për shkak të informalitetit.
Sipas Sokos, burimi më i madh i mungesës së këtyre të ardhurave janë 600 mijë qytetarët që janë larguar drejt vendeve të BE-së për të punuar.
Deficiti i skemës së pensioneve, ai 500 milionëshi që mungon nuk është vetëm për shkak të informalitetit. Informaliteti luan një rol, por sado i madh që të jetë vëllimi i tatimit mbi të ardhurat personale nuk i kalon 20-30 milionë euro. Plaga është më e thellë. Burimi më i madh i kësaj mungese të të ardhurave janë ata 600 mijë personat që kanë marrë leje qëndrimi dhe pune në BE gjatë këtyre 10 viteve. Nëse do të kishim ata në Shqipëri, nëse ata do të zgjidhnin të qëndronin, nëse ato do të paguanin 1 mijë euro kontribute në vit, nëse do të kishim ata 600 mijë që kanë ikur që kanë iku janë 600 milionë euro, ja ku është deficiti.
Kryeministri dhe ministri sapo kanë pohuar që nuk kanë bërë punë e tyre. Lufta ndaj informalitetit nuk është çështje betejash, por qeverisje e mirë me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri.
Përderisa kryeministri po thotë që na duhet një luftë, një hedhje në sulm atëherë kush do të mbajë përgjegjësi që nuk është bërë puna deri më sot?



