Mogherini vjen në Tiranë, PD do ta çojë protestën në Bruksel

Mogherini vjen në Tiranë, PD do ta çojë protestën në Bruksel

Komuniteti shqiptar në Bruksel ka planifikuar një protestë të hënën, më 6 mars. Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se manifestimi do të mbahet para Komisionit Europian.

Protesta në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri vjen pas deklaratave të disa prej zërave më përfaqësues të BE-së drejtuar PD-së për të hequr dorë nga bojkoti i Parlamentit.

“Në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Shqipëri, që prej datës 18 shkurt 2017, komuniteti shqiptar në Belgjikë do të organizojë në Bruksel një manifestim. Këshilli organizues ka bërë të ditur se të hënën e 6 marsit, pikërisht në orën 14:00 do të grumbullohen në sheshin Schuman përballë Komisionit Europian në Bruksel”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale. 

Ndërkohë në vizitën e pritshme në Shqipëri, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian nuk ka përfshirë në axhendën e takimeve kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy