Carla Bruni pozon mbi plehrat e Parisit: Faleminderit Anne Hidalgo

Carla Bruni pozon mbi plehrat e Parisit: Faleminderit Anne Hidalgo

PARIS - Carla Bruni përshëndet ardhjen e pranverës duke ironizuar kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo. Këngëtarja dhe ish-Zonja e Parë e Francës postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram që e portretizon atë në një grumbull të madh mbeturinash, një nga të shumtat që janë grumbulluar këto ditë. Në Paris, me krahë hapur, një buzëqeshje të madhe dhe syze dielli, dhe mbishkrimi në frëngjisht, italisht dhe anglisht “Ja pranvera”. Krahas dhjetëra ikonave të luleve, mesazhi i fundit: faleminderit Anne Hidalgo.

Mes dy mijë komenteve, shumë që e mbështesin dhe deklarohen të neveritur nga mbi 10 mijë ton mbeturina të pambledhura që shpërfytyrojnë Parisin për shkak të grevës së grumbulluesve të plehrave, të tjerë që mbrojnë kryebashkiaken socialiste. Për javë të tëra, bashkia e Parisit dhe qeveria kanë ndarë përgjegjësinë për një situatë që nuk është parë kurrë në Paris. Minjtë enden në qytet më shumë se zakonisht, duke shkaktuar rreziqe për shëndetin publik.

Qeveria kërkon që kryebashkiakja të urdhërojë grumbulluesit grevistë të plehrave, por Anne Hidalgo refuzon, duke i kërkuar Ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin që ta bëjë këtë, nëse ai dëshiron. Hidalgo mbështet protestën kundër reformës së pensioneve dhe në një nga ditët e grevës ajo mbylli edhe ambientet e bashkisë, çka bëri qëndaj saj të ngriheshin akuza për përdorimin e një vendi publik si instrument i luftës politike.

Në lagjen e 16-të, një nga më të pasurat në Paris, ku jetojnë Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy, banorët po organizohen për t'iu drejtuar një shërbimi privat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy