
Kampionët e Kosovës, Ballkani është kualifikuar në fazën “play off” të Conference League. Skuadra e Dajës eliminoi pas penalltive skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik, duke prerë kështu biletën për më tej.
Në “play off”, Ballkani përballet me Shkupin që vjen pas eliminimit në turin e tretë në Europa League. Dy skuadrat shqiptare do të përballen mes tyre dhe ajo që fiton, do të shkojë në grupet e Conference League. E sigurt është që në grupe do jetë një shqiptare, por mbetet të shihet nëse do të kualifikohet Ballkani apo Shkupi.
Skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija, u eliminua në turin e tretë nga suedezët e AIK. Tetovarët ishin të pafat nga gjuajtja e penalltive, duke gabuar dy, ndërsa koha e rregullt më herët ishte mbyllur 1-1.



