
Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit të “Të Paekspozuarit” se me anë të projektit të ri, duan që porti i Durrësit t'i kalojë privatit.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Sejamini tha se nga shkatërrimi i portit do të përfitojë Serbia, Greqia dhe Mali i zi dhe do dëmtohen rëndë interesat e Kosovës.
Duan që porti i Durrësit indiriekt të privatizohet. Historia me një port të ri është një histori false. Porti do të kalojë te privati, gënjejnë se do investojnë 2 miliardë euro për portin e ri. Ku jep 2 milionë euro qeveria shqiptare për të ndërtuar një port , dhe sa vite do duhet për ta ndërtuar portin. Nga shkatërrimi i portit do të përfitojë Greqia dhe Mali i zi. Situata strategjike e Shqipërisë me shkatërrimin e porti do të përfitojë, Serbia, dhe dy shtet më lart. Është dëmtim i interesave të Shqipërisë dhe veçanërisht i Kosovës.



