Sula: Moment vendimtar për ekzistencën e PD. Basha po bën dëm të madh, ose ka dorëheqje, ose nuk ka (VIDEO)

Sula: Moment vendimtar për ekzistencën e PD. Basha po bën dëm të madh, ose ka dorëheqje, ose nuk ka (VIDEO)

Deputeti demokrat Dashnor Sula thotë se në forumet e Partisë Demokratike e ngre zërin në maksimum për të treguar se nuk është kjo rruga e duhur dhe se nuk duhet menduar vetëm për axhendën personale, por në radhë të parë për shoqërinë shqiptare për të cilën tha se është katastrofike.

Në një lidhje për MCN Live, ai e cilësoi si sinjal të madh hapjen e zyrës së DEA-s në Shqipëri, gjë që sipas tij tregon se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë.

E kam thënë copë se ky moment është vendimtar për ekzistencën e PD dhe të opozitës në tërësi.

Në këto momente të dyja palët duhet të mbledhin mendjen që të tejkalojnë këto problematika që janë evidente.

Deri në 14 maj duhet të kishim një armëpushim, një bashkëpunim dhe deri në 14 maj sërish ka kohë.

Ndoshta zgjedhjet e 14 majit, mund të jetë pikënisje se si duhet të bashkohet opozita për të vazhduar për 2025.

Le të rrijë gjendja stand by, në heshtje deri më 14 maj, pasi në të kundërt kjo gjë është e humbur.

Zoti Basha është e shkuara, por nga pikëpamja proceduriale dhe ligjore është po aty.

Në vijim Sula tha ditën e hënë doli ajo që flitej nën zë, kur u pa emri i Lulzim Bashës në shkresën drejtuar KQZ-së për regjistrim.

Nuk kemi pasur ende një reagim nga zoti Basha, pavarësisht se PD zyrtare është vendosur kjo në këtë krah.

Dëmin po e bën shumë të madh, mos të dalësh të reagosh të japësh një shpjegim dhe të thuash kemi një betejë përpara më 14 maj, e cila do të kërkojë më shumë sinqeritet dhe përkushtim.

Si mund të mos reagosh kur je dhe de juro dhe de facto kryetari i PD. Mirë u dha ai autorizim, u justifikua se ishte çështja në gjykim. Nuk shoh që do ketë zgjedhje.

Të dalë me zë dhe figurë nga Alibeaj që pas zgjedhjeve, PD të kryejë zgjedhjet në të gjitha seksionet deri në kryetarin e PDSH.

Unë do kërkoj në strukturat e PD të jemi të qartë në sjelljen tonë se do kemi përpara 14 majin.

Rruga e vetme është bashkimi dhe nëse nuk ndodh të gjejmë se kush janë fajtorët, zoti Berisha nga njëra anë dhe zoti Basha nga ana tjetër.

Ne nuk sillemi si ekip në zgjedhjet e 14 Majit dhe zëri im do vij duke u shuar. Ky është problem i gjithë shqiptarëve.

Kërkoj urgjentisht që zoti Basha të ketë një reagim të sinqertë dhe t’i japë fund kësaj agonie ku ndodhet PD.

Deri në 3 mars e kuptova, por këtej e tutje jo. Ose ka dorëheqje de juro dhe de facto, ose nuk ka!

Kjo duhet të ndahet njëherë e mirë, se edhe jam edhe s’jam, kjo e dëmton PD.

Partia Demokratike zyrtare nëse do vazhdojë në këtë gjendje, unë shoh një katastrofë më të madhe se 6 marsi.

Pavarësisht problematikave dhe teknikaliteteve, por fakti që po themi haptas që kandidatët e primareve pavarësisht procesit të kontestuar ata janë përsëri demokratë, të vijnë te logo, te sigla.

Në kompromise dhe marrëveshje, njëri bën dy hapa, tjetri një. Por nëse asnjëri nuk bën hapa, nuk arrihet asnjëherë marrëveshje.

Që të dalim me kandidatët e primareve në zgjedhjet e 14 majit, i fituar është krahu i zotit Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy