Duket se ushtarakët, që organizuan grushtin e shtetit në Turqi mbrëmjen vonë gjatë të premtes, nuk kanë dështuar pa krijuar së pari edhe dëme të rënda materiale por edhe në njerëz.
Një video e bërë publike dhe që po bën xhiron e rrjeteve sociale shfaq një tank të fraksionit rebel i cili hap rrugën në trafik, gjatë natës të së premtes, duke marrë përpara gjithçka që mund t'i bllokonte perkursin që kishte vendosur. Në video duket qartë se si tanku, me shpejtësi të lartë, përplas por edhe vë poshtë me dhjetra makina të bllokuara në trafik.



