Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në të gjitha mënyrat, sepse ne e dimë se çfarë ndodh kur një vend pushton një fqinj me forcë.
Kështu tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan duke folur në Davos, duke vlerësuar rezistencën e Kievit kundër Moskës dhe duke pretenduar se Vladimir Putin ka dështuar.
Nga ana tjetër presidenti Vladimir Putin tha se është e pamundur që Rusia të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara në Ukrainë si pjesë e negociatave.



