Gentian Tufa, student, pjesë e Bordit Kombëtar Studentor, thotë se Ministrisë së Arsimit i mungon serioziteti dhe vizioni. Sipas tij, kjo reflektohet në largimin e studentëve jashtë vendit.
Janë disa kuota për të cilat duhen njerëz të specializuar. Nëse në shekullin e kaluar ka pasur mendje më të ndritura nuk duhet të harrojmë se populli më i arsimuar shkaktoi holokaustin. Ka pasur goxha studentë në kursin tim.
Ka mungesë mungesë serioziteti dhe vizioni nga Ministria e Arsimit. Janë dhënë premtime dhe nuk janë zbatuar. Janë zbatuar disa vetëm për te hequr qafe studentët. Ka mungesë serioziteti në këto fusha. Janë shumë kushte ekonomike që shumë studentëve ua pamundësojnë qëndrimin në vendin ku studiojnë.
Sipas tij, nuk ka orientim për degët prioritare dhe as për ato që kërkon tregu.
Do ishte e vështirë, edhe unë besoj që e kam një vend ku mund të jem i vlefshëm. Besoj që ka një lëmsh të madh në konfliktin mes universiteteve dhe tregut të punës. Nuk ka asnjë orientim për degët prioritare. Ka një përpjekje por jo eficiente.
Studentët edhe pse paguhen për të studiuar në këto degë, nuk i zgjedhin ato por largohen.



