Importi i energjisë dhe shkarkimi i kaskadave/ Kalemaj: Në rastin më të mirë keqmenaxhim, në rastin më të keq vjedhje!

Importi i energjisë dhe shkarkimi i kaskadave/ Kalemaj: Në rastin më të mirë keqmenaxhim, në rastin më të keq vjedhje!

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live situatën e krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve, që prekën më së shumti qarkun e Shkodrës.

Sipas Kalemajt reagimet s’janë proporcionale me realitetin dhe qeveria përpiqet “të shesë sapunin për djathë”.

Lidhur me kaskadat dhe importin e energjisë elektrike, Kalemaj tha se kemi të bëjmë në rastin më të mirë me keqmeanxhim, dhe në rastin më të keq me vjedhje.

I kam ndjekur reagimet e KESH, qeverisë dhe opozitës, siç do rast janë jo proporcionale lidhur me realitetin. Qeveria mundohet të shesë sapunin për djathë edhe aty ku ka mungesë efiçence, mungesë mekanizmat për të përballuar situatën. Reshjet janë bekim. Për një vend si Shqipëria në rast mirëmenaxhimi do ishte bekim i ardhur nga lart. Nuk kemi lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, as me gazin natyror, apo gazin e lëngshëm. 70 për qind vjen nga burimet hidrike dhe pjesa tjetër nga importi. Kur parashikohej që do kishte reshje të tilla, pse duhet të blinim me 223 lekë kilovatin, ndërkohë që sot po hapim kaskadën dhe po derdhen. Është një dëm i dyfishtë. Nga një anë sjell përmbytje të fshatrave, periferisë së Shkodrës. Në Malësinë e Madhe kishte pasur edhe raste vdekje. Nga ana tjetër kemi kosto financiare. Tre kaskadat sot të punonin në maksimumin e efiçencës dhe të mos kishte nevojë për import. Kjo ka të bëjë me keqmeanxhim në rastin më të mirë. Në rastin më të keq kemi të bëjmë me interesa okulte.  Në rastin më të keq është vjedhje. Ky është problem tjetër, paralajmërimi i banorëve. Kur kemi të bëjmë me qytetarë të huaj vihen në dispozicion edhe helikopterë, por kur bëhet fjalë për shtetas shqiptarë reagimi është inekzistent, nga ana e institucionet shtetërore. Masat janë gjithmonë të vonuara dhe inadekuate”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy