Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Gjatë orëve të mëngjesit, i gjithë vendi nesër do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm ku më problematike situata do të paraqitet në veri dhe qendër, pasi shirat do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira, por intensiteti i tyre do të jetë më i dobët, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Në orët e mbrëmjes do të ketë pauzë të shirave për t’u rikthyer sërish gjatë orëve të vona të natës.
 

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie më të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë deti do të gjenerojë dallgëzim 5 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy