Votimi për kreun e FSHF-së/ Armand Duka merr mandatin e pestë

Votimi për kreun e FSHF-së/ Armand Duka merr mandatin e pestë

Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Duka ka marrë 36 vota, ndërsa Fino 24 vota. 3 vota rezultuan të pavlefshme. Në raundin e dytë ishin përballë njëri-tjetrit vetëm Duka dhe Fino, pas eliminimit në raundin e parë të Shpëtim Halës. Pavarësisht se në raundin e dytë mori 2 vota më pak, Duka siguroi votat e mjaftueshme (50%+1) për të marrë mandatin e pestë si president i FSHF. 

Raundi i parë

Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka ka marrë 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë.

Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguron dot 2/3 e votave. Në raundin e dytë do të përballen vetëm Duka dhe Fino.

Vlen të përmendet se në votim morën pjesë edhe shoqatat rajonale të futbollit, të cilat janë cilësuar si një përpjekje e Dukës për rritjen artificiale të mbështetjes për një mandat të pestë në krye të FSHF-së. 

 

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, sot zgjidhet presidenti i ri

09:00 - Mbahet sot në Durrës Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Për kreun e ri të FSHF-së garojnë 3 kandidatë: Armando Duka, i cili kërkon një mandat të pestë; deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme nisi në orën 09:00, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit të ri monitorohet nga përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar hotelin ku do të mbahet mbledhja, si një masë për të garantuar qetësinë dhe sigurinë gjatë procesit.  

Fushata që i parapriu procesit të zgjedhjeve që mbahet sot është karakterizuar nga denoncimi i disa manipulimeve të kryera nga ana e FSHF-së. Skandali më i rëndë është përpjekja për regjistrimin në gjykatë të shoqatave rajonale të futbollit, katër prej të cilave kanë të drejtë vote në Asamble.  

Rendi i ditës

1. Përshëndetja e presidentit Armand Duka;

2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;

3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;

4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;

5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;

6. Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;

7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;

8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;

9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;

10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;

11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;

12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;

13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy