
Vijon dominimi i kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet veri – jug.
Pasditja mbetet në kushtet e vranësirave të shpeshta me shira të dobët në zonat veriore, ndërsa shira të izoluar pritet të bien në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremet termike të ditës, duke bërë që maksimumi të ngjitet sërish deri në 17 – 18°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.



