Ekzekutoi Ardian Nikulaj në Shëngjin, ekstradohet nga Maroku Ruben Saraiva

Ekzekutoi Ardian Nikulaj në Shëngjin, ekstradohet nga Maroku Ruben Saraiva

Është ekstraduar këtë të shtunë nga Maroku, portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi më 19 Prill, ndërsa në foton e mësipërme është Saraiva, momentin e ekstradimit për në Shqipëri.

Operacioni është finalizuar nga Interpol Tirana, ndërsa janë dashur 7 muaj negociata, për të bindur autoritetet marokene mbi akuzat e ngritura për vrasje. Ruben Saraiva pritet të mbërrijë në Tiranë brenda 24 orëve të ardhshme, e më pas do të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.

Për të njëjtën ngjarje që akuzohet vrasësi portugez, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia që dyshohet si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës prej më shumë se dy dekadash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy