
Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në një nga repartet e uzinës së naftës në Ballsh.
Sipas të dhënave të para, një person është plagosur dhe është nisur drejt spitalit të Fierit.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga policia e Fierit.



