Kikia: Ka shumë hapësira ku qytetarët duhet ta shprehin vullnetin e tyre përmes referendumit (VIDEO)

Kikia: Ka shumë hapësira ku qytetarët duhet ta shprehin vullnetin e tyre përmes referendumit (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se ka shumë hapësira dhe mundësi ku qytetarët mund dhe duhet ta shprehin vullnetin e tyre përmes referendumit pa pritur zgjedhjet. Më tej, Kikia tha se referendumi është një gjë e domosdoshme dhe shumë e vonuar.

Sipas Kikisë ato që kanë çeduar në ushtrimin e demokracisë kanë qenë referendumet lokale.

Referendumi është një nga format më demokratike përmes të cilëve qytetarët ushtrojnë pushtetin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ka pasur përpjekje për të bërë disa drafte, janë mbledhur firma për të bërë dhe referendume që kanë qenë më të koklavitura se aty pyetet me ‘po’ dhe ‘jo’. Referendumi nuk është ligj. Forma e regjimit do jetë ‘Monarki’ apo ‘Republikë’.

Në nivele kombëtare referendumet janë të rralla se janë për gjëra madhore se pjesa dërrmuese e vendimeve merret nga parlamenti. Ajo që ka çeduar në ushtrimin e demokracisë kanë qenë referendumet lokale. Qytetarët janë shkelur me këmbë. Në çdo vendim, projekt që është zbatuar qytetarët nuk janë pyetur në mënyrë absolute. Ka procese që ndikojnë jetën e komunitetit dhe në këtë mënyrë ai duhet të shprehet.

Projektet e shumta që qeveritë jepnin nga zyrat e Tiranës, duke e parë Shqipërinë nga Google, shkatërruan vendbanime 100 vjeçare.  

Ka shumë hapësira dhe mundësi ku qytetarët mund dhe duhet ta shprehin vullnetin e tyre përmes referendumit pa pritur zgjedhjet.  Është një gjë e domosdoshme dhe shumë e vonuar.

Më tej, Kikia tha se metodologjia për referendumet në nivel lokal dhe kombëtar duhet të ndryshojë dhe se ligji do duhet të parashikojë rrethanat dhe kushtet e organizimit në raport me numrin e popullsisë.

Referendumet me impakt në politikë janë më të vështira se kërkojnë pjekuri dhe informacion.

Jam dakord që metodologjia për referendumet në nivel lokal dhe kombëtar duhet të ndryshojë. Do të duhet që ligji që të parashikojë rrethanat dhe kushtet e organizmit në raport me numrin e popullsisë dhe do duhet të ketë parasysh dhe ndryshimet e pritshme të demografisë që do ndodhin për shkak të tkurrjes së popullsisë. Do duhet të vendoset për të kuptuar që qytetarët edhe në këtë vend e kanë mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy