Miratohen në parim propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nesër diskutohen nen për nen. Dy nismat e propozuara nga Grupi Demokrat dhe PS do të bashkohen në një të vetme dhe do diskutohen nesër.
“Miratohen draftet për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Bashkimi i nismave në një dhe të gjithë amendamendet dhe të kolegëve të tjerë do të bashkohen dhe do të shqyrtohen në një tekst të integruar. Nesët diskutime për ndryshimet nen për nen”, është shprehur Manja, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
12.20 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri-opozitës: Ndodhi “tërmet politik” dhe ndryshoi Kushtetuta

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur sot për mënyrën se si do funksionojnë koalicionet në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të votohet formula e re e koalicioneve.
Në fjalën e tij, Gjiknuri ka marrë shembuj konkretë në renditjen e kandidatëve për deputetë në rastin kur koalicionet do të dalin me një listë të vetme.
“Me ndryshimin e Kushtetutës ndodhi një tërmet politik, se e kanë qejf kur e përmend unë fjalën tërmet. unë e përdora për provokim por ata që janë inteligjent nuk e hanë. Mirë pra lëvizjet tektonike politike. Se një shaka ishte. Pra koalicion do të thotë dy ose me shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët”.
Sipas Gjiknurit, partitë politike që do garojnë në koalicion do përcaktojnë që në marrëveshjen e bashkëpunimit se cilat do të jenë vendet në listën e përbashkët që do të ketë një forcë politike.
Pra sipas tij nëse PD dhe LSI do të garojnë në koalicion, atëherë këto dy forca do të kenë një listë të përbashkët.
Gjiknuri ka marrë dhe shembuj konkret, duke thënë se në rastin e koalicionit të opozitës, Lulzim Basha mund të jetë i pari në listën e Tiranës, Monika Kryemadhi e dyta në listë, i treti Shpëtim Idrizi.
Ai tha se në këtë rast partia e koalicionit i di numrat që ka në listën e përbashkët dhe pasi të fitojë mandatet, me këto deputetë mund të formojë grupet parlamentare.
“Kush janë përfitimet e mija si parti për t’u futur në koalicion?! Formulimi që kemi bërë, thuhet se partitë kanë përcaktuar që në marrëveshje se cilët numra në listë do t’i përkasin kujto partie.
Përshembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim!
Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së!
Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar”, ka thënë ai.
11:42 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Murrizi në Komisionin e Ligjeve: Për lista të hapura 100% i vihem në dispozicion çdolloj propozimi
Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme, po merr në shqyrtim propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në këtë mbledhje po diskutohet drafti me propozime i depozituar nga PS. Në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100%. Ndërsa pragun zgjedhor, PS e propozon të jetë 3% në rang kombëtar.

Deputeti Myslim Murrizi theksoi se opozita është për lista të hapura 100%.
Ai u shpreh i gatshëm t’i vihen në dispozicion çdolloj propozimi që garanton lista 100% të hapura.
“Kemi kërkuar të ndryshohen 4 nene. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt poliitk. Por nuk pranojmë të na kushtëzojë asnjë subjekt tjetër politik. Unë përshëndes çdo propozim që është në sinkron me frymën e 11 deputetëve propozues, qiftë nga kolegë të tjerë deputetë, nga mazhoranca apo opozita parlamentare.
Unë nuk mendoj se është e vështirë. Për të hapur listat 100% do ti vihesha në dispozicion çdolloj propozimi. Të gjejmë një konsenss që të mos tallemi as me listat as me qytetarët”, tha Murrizi.
Draftin e PS Murrizi e quan një sondazh dhe jo variant të 25 prillit. Më tej ai ka bërë dhe një shtesë në propozimin e tyre, duke kërkuar që me hapjen e listave të ketë edhe një komision numërimi jo politik.
“Varianti i PS nuk është variant i 25 prillit por njëfarë sondazhi. E kam parë me vëmendje variantin e propozuar nga PS. Ata që rendin më të parët nga votuesit tuaj i rendisni në listën përfundimtare të 25 prillit. Trashë-trashë është mos më pengoni çfarë me jep të drejte kushtetuta dhe su pengoj çfarë iu jep të drejtë kushtetuta. Mos më pengoni mu me fuqinë e kartonave atë të drejtë që është fituar më 31 korrik.
Ne kemi kërkuar që listat të jenë të hapura 100%. Me detaje unë kam propozuar ndryshimin e 4 neneve. Kam shtesë për nenin 95. Kemi kërkuar që të ndërhyhet edhet e numërimi i votave. Listat e hapura do të kërkojnë një komision numërimi jo politik për të ruajtur garën mes vetes”, tha më tej Murrizi.

Ndërkohë, diskutime kishte edhe për draftin e Nismës Thurje të depozituar nga deputeti Ralf Gjoni.
Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, si dy bashkëkryetar të këtij komisioni, por për këtë e ka një shpjegim. Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.
Propozimi tjetër që do shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve është i disa deputetëve të opozitës të cilët propozuan një formulë që i lejon kryetarit të partisë të mbyllë listat deri në 1/3. Sa i përket pragut zgjedhor, opozita parlamentare kërkon të jetë 1% në rang kombëtar.
Ndërsa mbrëmë, opozita e bashkuar hodhi në letër propozimet e saj, ku kërkonte ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore si edhe hapjen e listave 100%. Drafti pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.



