
Interi nuk arrin të gjej fitoren, pasi është mposhtur nga Parma në "San Siro", duke pësuar humbjen e dytë në katër javët e para të Seria A.
Kjo ishte jë goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spallettit të cilët edhe pse dominuan totalisht lojën ndaj miqve nuk arritën të dalin fitimtarë nga kjo sfid.
Goli për miqtë erdhi nga një ish-futbollist teknikut zikaltër, Federico Dimarco i cili 11 minuta përpara fundit të ndeshjes i dha fitoren veronezëve, duke i shkaktuar dhimbje koke tifozëve zikaltër dhe teknikut toskan.
Me Mauro Icardin në stol dhe Laurato Martinez në infermjeri, Perisic dhe Keita nuk ishin të qartë në aksionet sulmuese, duke dështuar totalisht dhe në rastet më flagrante.
Në pjesën e dytë lodhja u ndje shumë te vendasit, një fakt që miqtë e shfrytëzuan në maksimum, duke i goditur në kohën më të mirë të tyre.
Ishte mbrojtësi Dimarco i cili lëshoi një predhë nga distanca, duke befasuar Samir Handanovic dhe duke kaluar në estazë shokët e tij. Një humbje që mund t'i kushtojë shtrenjtë Luciano Spallettit, që rrëzikon të humbasë postin në stolin e zikaltërve.
Me këtë humbje Inter mbetet në kuotën e 4 pikëve, aq sa Parma që merr fitoren e parë pas rikthimit në elitën e futbollit italian.



