Rakipi: Informimi nga drejtësia është nevojë për publikun, por të bazohet te etika dhe përgjegjësia

Rakipi: Informimi nga drejtësia është nevojë për publikun, por të bazohet te etika dhe përgjegjësia

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka theksuar rëndësinë e një komunikimi transparent mes institucioneve të drejtësisë dhe publikut, gjatë konferencës kushtuar ndërveprimit të drejtësisë me median.

 

Në fjalën e tij, Rakipi u ndal te sfidat që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale në raportin mes medias dhe sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se informimi publik është një domosdoshmëri, por ai duhet të realizohet me përgjegjësi dhe në respekt të standardeve etike.

 

Sipas tij, transparenca e institucioneve të drejtësisë nuk duhet të cenojë pavarësinë e tyre, ndërsa media, edhe pse e lirë në ushtrimin e misionit të saj, duhet të shmangë praktikat që mund të dëmtojnë interesin publik apo proceset hetimore dhe gjyqësore.

 

Rakipi vuri në dukje se në epokën e teknologjisë informacioni qarkullon me shpejtësi të madhe, duke krijuar sfida të reja për institucionet dhe gazetarët. 

 

Ai theksoi se publikimi i materialeve nga vendngjarjet apo i elementeve të hetimit përpara se autoritetet të kryejnë detyrën e tyre kërkon një nivel të lartë etike profesionale dhe përgjegjësie.

 

Në këtë kuadër, ai apeloi për ruajtjen e integritetit institucional dhe shmangien e çdo marrëdhënieje që mund të krijojë perceptimin e përfitimeve të ndërsjella mes medias dhe institucioneve të drejtësisë.

 

Duhet shmangur shkëmbimi mes medias dhe SPAK, për përfitime dhe shfrytëzime të ndërsjellta. Etika dhe integriteti është kushti për legjitimitetin e institucioneve. Gjyqtari dhe prokurorët veprojnë me paanshmëri institucionale. 

 

Marrëdhënia mes medias dhe drejtësisë është bërë më komplekse për shkak të revolucionit teknologjik. Jo rrallë publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, para se të arrijë policia atje, ndaj nevoja për etikë dhe përgjegjësi është e lartë. 

 

Informimi publik nuk duhet të shërbejë në dëm publik. Drejtësia duhet të mbetet e pavarur por edhe transparente, media duhet të mbetet e lirë por dhe e përgjegjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy