
Gjendja aktuale e opozitës, për politologun Ilir Kalemaj, nuk ka asnjë rrugë drejtim për tu përmirësuar dhe lë shumë për të dëshiruar.
Në studion e MCN live, Kalemaj, thotë se opozita vazhdon të jetë e njëjtë me gjithë ditët jo të mira që po kalon, pa një alternativë dhe program që do ta nxjerri nga kriza.
Ajo që neve na shqetëson është fakti se nuk ka debat politik nuk ka ide politike, nuk ka programe që të diskutohen, nuk ka mënyra, alternativa se si të dilet nga kjo krizë.
Natyrisht që të gjithë bijmë dakord që jemi përballë një autokracie, përballë një regjimi, i cili sa vjen e po konsolidohet, jemi përballë një demokracie hibride, jemi përballë një centralizimi të pushtetit, jemi përballe një keqqeverisje dhe kleptokracie, e themi pa rezervë se e thonë edhe raportet ndërkombëtare nuk e thotë vetëm opozita.
Politologu Kalemaj, thotë se nuk është vetëm detyrë e opozitës të na tregoj se këtu ka korrupsion e narkotrafik, porse përmes figurave të reja të bëhet një PD më e hapur, gjë që nuk po tregon që është.
Problemi është se opoizta nuk duhet të thotë vetëm narkotrafik, problemi që udhët të bej opozita është që pak ka rendësi se kush do jetë triumfator në luftën e brendshme brenda PD, do jetë Bersiha, Basha apo Bardhi. Ajo që neve na intereson është një opozitë e fortë, vibrante, konstruktive, me xhaketa kryesisht të reja.
Berisha e filloi betejën kundër autokracisë së Bashës, se po të thoshte e kam për të shpëtuar nga non-grata dhe për tu futur në beteje, nuk besoj se do at ndiqnin saqë e ndoqën përmes Rithemelimit,
Ajo që krijoj ishte një parti më e madhe, më publike, më e hapur, ishin premtime te turit të tij të Foltores. Po shohim sot një parti më demokratike, më të hapur, më shumë figura të reja, si rezultat i qarkullimit të figurave. Jo, po shohim të njëjtat figura, të njëjtët personazhe, të cilat kanë qenë aty për 20 vitesh, përjashto 1 apo 2 raste.
Për Kalemej, nuk mjaftojnë aq mbështetës që rrinë poshtë pallatit të Berishës, për ta sjellë PD në pushtet.
Sipas tij, opozita duhet të dijë të artikulojë alternativa fituese.
Pra, nuk është për tu çuditur mbështetja nga simpatizantët, por ajo që është për tu çuditur është se nuk mjaftojnë ata pak mbështetës që janë aty poshtë, 30, 3000 apo 300 mijë. Nuk mjaftojnë aq për ta sjellë PD në pushtet.
Problemi është se si do ti mbushet mendja pjesë tjetër të shoqërisë të votojë për Sali Berishën, si alternativë fituese ndaj Edi Ramës. Këtu është ajo që shqetësim popullin opozitar, ata që janë pjesa gri, ata që duna ndryshimin, për të pasur një barazi shansesh.
A i jep Berisha këto garanci apo jo, kjo është pyetja që duhet të shtrojmë sot. A jep PD garanci për këtë apo jo? Opozita duhet të dije të artikulojë alternativa fituese.
Rruga e vetme për bashkimin e PD është bashkimi, ajo nuk vjen me fjalë. Bashkimi vjen përmes ideve, jo përmes individëve. Nuk na duhet një bashkim fiktiv, kush është alternativa fituese që i bën këta të vijnë në pushtet.



