Lufta në Rripin e Gazës/ Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit, armëpushim dhe lirim të pengjeve

Lufta në Rripin e Gazës/ Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit, armëpushim dhe lirim të pengjeve

Kryeministri Edi Rama kërkon që se t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. 

Vendosmëri në mbështetjen e Izraelit, por edhe shumë shqetësim për vuajtjen e civilëve në Gaza.

Ka qenë ky mesazhi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili theksoi se Tirana e mbështet plotësisht thirrjen amerikane të presidentit, Joe Biden, sa i takon një pauze humanitare në Lindjen e Mesme, për t’i ardhur në ndihmë civilëve palestinezë.

Përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter, Rama shkruan se Shqipëria qëndron me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, por “ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza”.

Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit.

Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin.

Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy