Parlamenti britanik duhet të votojë nëse qeveria mund të fillojë negociatat për tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian, vendosi Gjykata Supreme.
Vendimi i gjykatës nënkupton që kryeministrja Theresa May nuk mund t’i fillojë negociatat me BE-në derisa shumica e deputetëve ta përkrahin këtë, ndonëse e gjithë kjo pritët të ndodh para 31 marsit e që është caktuar si data e fundit për nisjen e negociatave.
Por gjykata po ashtu vendosi që Parlamentet e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore nuk kanë nevojë të deklarohen rreth kësaj.
Aktivistët e ndryshëm dhe politikanët kanë komentuar se mohimi i votimit në Parlament lidhur me Brexit do të ishte jodemokratik ndonëse Qeveria ka thënë se tashmë ka pushtet për të filluar negociatat edhe pa konsultime me deputetët.
8 vota të gjykatësve ishin për këtë vendim e tre kundër. / Koha /



