Vau i Dejës, Babani: Rreth 400 ha tokë në ujë, projekt për 13 familjet e rrezikuara çdo vit nga përmbytjet (VIDEO)

Vau i Dejës, Babani: Rreth 400 ha tokë në ujë, projekt për 13 familjet e rrezikuara çdo vit nga përmbytjet (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani në një lidhje skype me MCN Live ka folur lidhur me situatën e motit të keq në këtë zonë ku u shpreh se për shkak dhe të intensitetit më të ulët të reshjeve ajo paraqitet më e qetë.

Ai bëri me dije se aktualisht janë afërsisht 400 hektarë tokë sipërfaqe nën ujë, ndërsa shtoi se 13 familje janë ato të cilat janë përmbytur, problem i përsëritur për ta çdo vit. Sipas tij, plani i emergjencave është gjithmonë në gatishmëri, por që duhet të gjenden metoda për një zgjidhje përfundimtare.

Sot në Vau i Dejës situata ka qenë më e qetë, prurjet e ujërave nuk janë shumë të mëdha sepse dhe reshjet s’kanë qenë me intensitet të madh. Përmbytjet do i lidhja me përrenjtë malorë që vijnë shumë rrëmbyeshëm dhe kjo është e rrezikshme dhe për këtë jemi në gatishmëri për të shpëtuar jetën e banorëve, por pjesa tjetër është një pjesë që për 30 vite me radhë janë ndërtuar pa leje ku bëhet e mundur përmbytja nga vetë banorët, një pjesë tjetër është pjesa e shkarkimit të hidrocentraleve që kur ato shkarkojnë nuk arrijnë që gryka e Bunës të përballojë shkarkimet në det. Pra problemet lidhen me pritat malore që janë lënë pas dore, ndërsa te ndërtimet pa leje përmbytjet kanë qenë gjithmonë problem por ai ka zgjidhje sepse aty është një projekt i bërë në malin e Kopave, ndërtimi i tunelit.

Më tej ai shtoi se shkarkimi i hidrocentraleve mbetet problem i hershëm dhe se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes ndërtimit të tunelit, por që duhet të merret në dorë nga specialistët.

Mendoj se specialistët duhet ta marrin në dorë këtë tunel sepse të ardhurat që krijohen nga hidrocentralet kthehen në dëm të banorëve, por duhet të zgjidhet njëherë e mirë problemi i përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Aktualisht flitet për 300-400 ha tokë që janë në ujë sot. Banesa sot të përmbytura nuk ka, por kemi 13 shtëpi që sa herë bie shi përmbyten. Ato duhen të zhvendosen nga aty sepse rrezikohen të përmbyten vit për vit. Kur ndërtohet në vendet e ulëta kjo situatë e përmbytjeve pritet të ndodh. Deri tani bagëtitë nuk janë prekur, por nëse vazhdojnë reshjet dhe mund të preket ushqimi i gjësë së gjallë. Plani për masat është i detajuar për evakuimin e të gjithave, por nuk është ky problemi sot, problemi është ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes, ne jemi nën gatishmëri, por duhet të mendohet për zgjidhe përfundimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy