Shkrepja perfekte! Një fotograf kap hënën e plotë përmes Harkut të Triumfit

Shkrepja perfekte! Një fotograf kap hënën e plotë përmes Harkut të Triumfit

Fotografi italian Stefano Zanarello ndodhej me pushime me familjen në Paris, por para disa muajsh kishte filluar të planifikonte sesionin e tij të jashtëzakonshëm fotografik duke përdorur aplikacionin PhotoPills.

Duke vizituar Parisin, ai kishte kuptuar se do të kishte një hënë të plotë në natën e parë të udhëtimit të tij atje, kështu që filloi të kërkonte një pikë referimi në kryeqytetin francez për ta fiksuar hënën.

Kam refuzuar Kullën Eifel, lartësia e së cilës do të më detyronte të shkrepja shumë larg nga qendra dhe natën vonë, kështu që vendosa të shikoj Harkun e Triumfit.

U befasova kur pashë se hëna e plotë do të ishte pikërisht brenda Harkut të Triumfit.

Shanset për një sesion fotografik si ky janë shumë të pakta dhe të zbuloja se gjithçka ishte rastësisht perfekte ditën që do të isha në Paris ishte e pabesueshme, një bekim i madh.

Hëna e plotë ishte brenda Harkut më 7 prill dhe Zanarello u detyrua të pozicionohej duke qëndruar rreth 1300 metra larg Harkut dhe përdorte një aparat Canon 10-400 mm, me një gjatësi fokale 520 mm, të cilën e arriti duke përdorur një telekonvertues 1.4x

Natyrisht që jam shumë i lumtur, por edhe i lehtësuar.

Për një fotografi të tillë periudha e duhur me Hënën në pozicionin e duhur, zgjat vetëm disa sekonda, sepse me zmadhimin e ofruar nga gjatësia fokale shumë e gjatë, Hëna lëviz shpejt nëpër qiell.

Kështu që para këtij momenti, isha nervoz sepse e dija se nëse diçka shkonte keq nuk do të kishte asnjë shans të dytë.

Ai ishte me fat që nuk kishte vranësira atë natë dhe arriti të kapte foton mahnitëse, të cilën NASA e ka shpallur si foton e ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy