
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në qendër të Beogradit, Serbi.
Mediat serbe raportojnë se pesë persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi bombole gazi.
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë me dije se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur brenda një lokali, por gjithashtu janë dëmtuar edhe objektet e ndodhura jashtë biznesit.







